Bota

Protesta kundër luftës dhe bombardimeve në Ukrainë, 64 të arrestuar në Rusi

6 Mars 2022, 10:13 Nga DOSJA
Protesta kundër luftës dhe bombardimeve në Ukrainë, 64

RUSI- Më shumë se 64 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në Lindjen e Largët të Rusisë dhe Siberinë lindore, tha monitoruesi i protestës OVD-Info. Grupi i monitorimit tha se njerëzit u arrestuan në protestat në qytetin port rus të Paqësorit, Vladivostok dhe qytetin siberian të Irkutsk.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur informacionin. Reuters nuk ishte në gjendje të kontaktonte me zëdhënësit e policisë në asnjërin qytet.

Deklarata vjen pas luftës që ka nisur në Ukrainë më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli “operacionin special” që nënkupton pushtimin e Ukrainës. Rusët kanë sulmuar me raketa dhe ushtri qytetet kryesore ndërsa rreth 1.3 milionë ukrainasë kanë lënë shtëpitë e tyre. çështja është depozituar edhe në gjykatën e Hagës, ku pritet të shqyrtohet më 7 dhe 8 mars.

Lajmi kryesor: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

(f.g/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi protesta ne rusi lufta ukraine-rusi protesta ne rusi

Sondazh

Poll