Politike

Zgjedhjet në Dibër, Kryemadhi: Xhelal Mziu më dërgoi mesazh se kë duhet të votojmë

6 Mars 2022, 10:29 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Dibër, Kryemadhi: Xhelal Mziu më dërgoi mesazh

DIBËR – Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për kryetar bashkie në Dibër, Premtim Kryemadhi u shpreh për mediat se qytetarët po shantazhohen nga deputetë dhe administrata e bashkiake. Ai tregoi se deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu po shantazhon qytetarët duke dërguar mesazhe se cilët kandidatë duhet të votojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kryemadhi bëri thirrje që pushteti lokal dhe qendror të mos ushtrojë presion politik ndaj zgjedhësve.

“Ju vlerësoj për punën që bëni. Falenderimi i parë i shkon Zotit. Por dua të falënderoj të gjithë qytetarët që marrin pjesë në votime. Kushtet e vështirësuan pak, por u bëj thirrje që të dalin të gjithë dhe të shprehin mendimin e tyre. Vota e tyre është forcë.

Kam një apel për administratën qendrore dhe lokale, si dhe për deputetët që janë këtu, u bëj thirrje që t’i lënë qytetarët të lirë të votojnë, t’i lënë shantazhet. E gjithë administrata e Bashkisë së Dibrës kanë qenë sot këtu.

Edhe tani që flasim, kam një mesazh nga një deputet që bën thirrje se kë duhet të votojmë. Deputeti është i Bashës. Ai është Xhelal Mziu. Besoj se nuk do intimidohen qytetarët nga ky presion.

Sot është heshtje zgjedhore që duhet respektuar. Besoj se qytetarët nuk do ndikohen nga ky presion dhe do të shkojnë te qendrat e votimit”, tha për mediat kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Dibrën, Premtim Kryemadhi.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet/Bora lë pa votuar Shoshin e Pultin! Sherr në Durrës, probleme edhe në Vorë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike premtim kryemadhi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars premtim kryemadhi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll