Sport

“Na mungoi kthjelltësia”, Shehi i kënaqur me barazimin; Dihet që derbi është derbi

5 Mars 2022, 21:30 Nga DOSJA
“Na mungoi kthjelltësia”, Shehi i kënaqur me barazimin;

TIRANË– Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, theksoi se barazimi i sotëm kënaqte sidomos për atë që kishte parë në fushën e lojës. Tekniku i bardhebluve tha në “Gol pas Goli” që ekipi kishte bërë thuajse gjithçka mirë dhe vetëm qartësia në metrat e fundit i kishte mohuar gëzimin e golit në këtë derbi.

“Jemi të kënaqur me atë që prodhuam në fushë, në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin. Por dihet që derbi është derbi dhe ka të tre rezultatet të pranishme. Por e them që jemi të kënaqur me atë që dhamë në fushën e lojës.

Unë mendoj që Seferi ka bërë ndeshje shumë të mirë, edhe pse Xhiha nuk është në 100% ka shkuar shumë herë në pozicion goditje. Pastaj kundërshtari ka edhe mbrojtës, por derbi mund të vendoset nga një episod. Jemi të kënaqur që shkuam deri në metrat e fundit por aty na mungoi pastaj kthjelltësia.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani shehi tirana partizani shehi tirana

Sondazh

Poll