Bota

Vdekje dhe lëndime, shefi i OBSH konfirmon sulmet e rusëve në qendrat e kujdesit në Ukrainë

6 Mars 2022, 08:53 Nga DOSJA
Vdekje dhe lëndime, shefi i OBSH konfirmon sulmet e rusëve në

UKRAINE- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar “disa” sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë dhe po heton të tjerat, shefi i OBSH. 

“Sulmet shkaktuan vdekje dhe lëndime të shumta”, shtoi Tedros Adhanom Ghebreyesus në një mesazh në Twitter.

“Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar,” tha ai.

Deklarata vjen pas luftës që ka nisur në Ukrainë më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli “operacionin special” që nënkupton pushtimin e Ukrainës. Rusët kanë sulmuar me raketa dhe ushtri qytetet kryesore ndërsa rreth 1.3 milionë ukrainasë kanë lënë shtëpitë e tyre. çështja është depozituar edhe në gjykatën e Hagës, ku pritet të shqyrtohet më 7 dhe 8 mars.

Lajmi kryesor: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

(f.g/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-shba obsh lufta ukraine-shba obsh

Sondazh

Poll