Aktualitet

Humbi jetën me të fejuarën, mesazhet prekëse të familjarëve të Bratit: Ike në rini

6 Mars 2022, 09:04 Nga DOSJA
Humbi jetën me të fejuarën, mesazhet prekëse të

KRUJË– Familjarët, miqtë dhe kolegët e Shkumbin Bratin, këngëtarin e muzikës popullore kanë ndarë mesazhet prekëse pas humbjes së të riut. Brati ishte këngëtar i muzikës popullore nga Hasi, djal i një rapsodi hasjan, dhe lajmi ka pikëlluar ndjekësit dhe miqtë e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe në rrjetet sociale. Ndërkohë, Almenia raportohet se ishte partnerja e tij dhe të dy ishin fejuar së fundmi.

POSTIMET E MIQVE:

-OOOO BIM NUK PO E BESOJ

Buzqeshja jote gjithmone do t’na mungoje

Qofsh banore i xhenetit Shkumbin Sadiki Brati

Allahu u dhasht force familjes

-Ah bre vlla o zot pse ike

Nk e besoj o zott se besoj

Gjithmon mthoje vllaj jem binjak

Pse ike vlla pseee breee pseee

Ike ne moshen e rinis bashk me shpirtin tan binjka

Ishit si dy engjuj e engjuj u bat vertet

O zott o zott smunem me besu kurr kurr kurr…..

Gjithmon do jesh ne zemrat tona vllaj jem

-Na trondite me ikjen tënde të hershme Shkumbin..Shpirti ytë i bardhë u prehtë në parajsë..Familjes tënde Zoti ju dhashtë gajretin.. Shkumbini ishte djali i rapsodit te madh Hasjan Perparim Brati.

Aksidenti tragjik ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku humbën jetën 4 persona. Viktimat janë shtetasit Artan Alushi 30-vjeç, Alfred Dika 39 vjeç, Shkumbin Brati 20-vjeç, Almenia K., 16 vjeçe. Shkak për aksidentin e rëndë, ku u përplasën dy mjete, dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej tyre, dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin makinat.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI në Fushë-Milot! Vdesin 4 persona, mes tyre dy adoleshentë, plagoset një grua

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shkumbin brati tragjedi ne milot shkumbin brati tragjedi ne milot

Sondazh

Poll