AktualitetKulture

Ylli Gurra konteston garën: KMSH-ja u kap nga Gylenistët dhe nga organizma okult

"Më lejoni të flas me shqipen e Naim Frashërit. Kryetari i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë. U imponua një titullar që nuk ka bërë asgjë në komunitet".
Featured image of article: Ylli Gurra konteston garën: KMSH-ja u kap nga Gylenistët dhe nga organizma okult Ylli Gurra, myftiu i Tiranës
Përditësuar:

TIRANË- Myfiu i Tiranës, Ylli Gurra, që ishte dhe në garë dhe për kreun e KMSH-së, ka folur në përfundim të garës, ku doli humbës duke e quajtur një farsë dhe zgjedhjen e Bujar Spahiut një kapje të institucionit.

Gurra tha se sot KMSH-ja u kap nga gylenistët dhe nga organizma të tjerë okult që katapultuar në kry të KMSH-së, Spahiun.

“Kërkova shtyrjen e votimit për arsye të takimeve dhe ankesave të qytetarëve. U vërtetua se përkundër dëshirës time të zjarrtë për të të drejtuar një KMSH për shqiptarët sot jemi para një fakti të një kapje të institucionit. Më lejoni të flas me shqipen e Naim Frashërit. Kryetari i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë. U imponua një titullar që nuk ka bërë asgjë në komunitet. Humbje të tëra pronësie. Pas kësaj kemi një faturim mbi komunitetin mysliman, ka marrë barra që nuk i takojnë. Dhe ato pak të ardhura, kanalizohen gabim dhe dërgesat kalojnë pa transparentë reale.”- tha ai.

Në një deklaratë për mediat, jashtë selisë së KMSH, Gurra nuk përmendi emra konkretë, por shtoi se sot ndhodhi kapje e institucionit, nga organizma okulte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë nuk jam ushtar i askujt, as majtas, djathas, në Anadoll e gjetkë. Sot ne kemi një organizëm okult, ata që i kanë imponuar KMSH-së mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, por edhe katapultimin e titullarit”, shtoi Myftiu.

Sipas tij, zanafilla e kësaj kapje është që në 8 mars të 2014, kur KMSH u katapultua nga këto organizma okult një kryetar.

“Në presionin e atëhershëm, tani iu imponua një titullar i cili në 5 vite jo vetëm ne por edhe ju keni pa asgjë në komunitet, humbje të tërë pronësish duke filluar nga qendra e Tiranës, duke përjashtuar myftininë Tiranë, pra pasoja për jetën dhe mbijetesën e shërbëtorëve të parë, hoxhallarët nga Tirana e në cdo myftini tjetër. Pas kësaj, kemi një faturim mbi KMSH të barrëve që nuk i takojnë, edhe ato pak të ardhura kanalizohen në mënyrë të paditur jashtë objektivave që ka komuniteti”- përfundoi Gurra.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment