Aktualitet

Zjarr në Bashkinë e Durrësit, merr flakë kati i parë nga shkëndija elektrike, Dako: S’ka asnjë dëm (Video)

6 Korrik 2019, 18:28 Nga DOSJA
Zjarr në Bashkinë e Durrësit, merr flakë kati i parë

DURRËS– Kati i parë i godinës së Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga flakët. Dosja.al mëson se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në bodrumin e godinës. 

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Paraprakisht mësohet se nuk ka patur dëme materiale si pasojë e zjarrit. 

Në videon e siguruar nga Dosja.al shihen forcat e zjarrfikëses të cilat futen brenda në godinë për të shuar zjarrin.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Në një status në rrjetet sociale ai falenderon zjarrëfikëset për ndërhyrjen dhe thekson se nuk është shkaktuar asnjë dëm material.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres flake ne bashkine e durresit durres flake ne bashkine e durresit

Sondazh

Poll