Aktualitet

Shkarkohet myftiu i Tiranës Ylli Gurra, KMSH mban të fshehtë lajmin, prapaskenat e largimit nga posti

Ylli Gurra, Myftiu i Tiranës është shkarkuar nga detyra që më 28 qershor por lajmi është mbajtur i fshehtë nga KMSH-ja. Në vend të tij është vendosur Lauren Luli. Pas shkarkimit Gurra ka marrë detyrën si Këshilltar i Kryetarit të KMSH-së.
Featured image of article: Shkarkohet myftiu i Tiranës Ylli Gurra, KMSH mban të fshehtë lajmin, prapaskenat e largimit nga posti Lauren Luli, Myftiu i ri i Tiranës dhe Ylli Gurra ish-Myfti i Tiranës
Përditësuar:

Tiranë- Më 28 qershor është shkarkuar nga detyra myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, por lajmi është mbajtur i fshehtë. Burime për Dosja.al konfirmojnë se Gurra është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Lauren Luli. Ende nuk dihen arsyet e këtij shkarkimi.

Mësohet se pas largimit nga detyra e rëndësishme Gurra, ka marrë postin si Këshilltar i Kryetarit të KMSH-së, një post që nuk ekzistonte më përpara, e që me shumë gjasa do shkrihet shumë shpejt.

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gurra më 2 mars ishte pjesë e garës për kreun e KMSH-së, ku nuk mundi të dilte fitimtar, pasi fitoi Bujar Spahiu. Këto zgjedhjet Gurra nuk i njohu dhe u shpreh se u morën peng nga Gylenistët dhe në krye të institucionit u vendos njeriu i tyre.

Tashmë myftiu i ri i Tiranës, Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Tiranë.  Më parë ka mbajtur detyrën si imam, myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

J.V/Dosja.al

  • 9:30

    "KMSH u kap nga Gylenistët, s'jam ushtar i askujt", akuzat që lëshoi 4 muaj më parë Ylli Gurra

    Ylli Gurra

    4 muaj pasi hodhi akuzat se zgjedhjet për kreun e KMSH-së, u shkarkua edhe nga detyra si Myftiu i Tiranës Ylli Gurra.  Lajmi është mbajtur i fshehtë nga KMSH, pasi ai është shkarkuar që më 28 qershor. Në vend të tij është vendosur Lauren Luli.

    Akuzat për Gylenistët:

    Pas zgjedhjeve të kreut për kreun e  KMSH-së, ku u zgjodh Bujar Spahiu, Ylli Gurra, doli kundër duke e quajtur një farsë këto zgjedhje. Gurra tha se  KMSH-ja u kap nga gylenistët dhe nga organizma të tjera. (lexo këtu)

    “Unë nuk jam ushtar i askujt, as majtas, djathas, në Anadoll e gjetkë. Sot ne kemi një organizëm okult, ata që i kanë imponuar KMSH-së mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, por edhe katapultimin e titullarit”, tha ndër të tjera ai.

    Sipas tij, zanafilla e kësaj kapje ishte që në 8 mars të 2014, kur KMSH u katapultua nga këto organizma okult një kryetar.

    “Në presionin e atëhershëm, tani iu imponua një titullar i cili në 5 vite jo vetëm ne por edhe ju keni pa asgjë në komunitet, humbje të tërë pronësish duke filluar nga qendra e Tiranës, duke përjashtuar myftininë Tiranë, pra pasoja për jetën dhe mbijetesën e shërbëtorëve të parë, hoxhallarët nga Tirana e në cdo myftini tjetër. Pas kësaj, kemi një faturim mbi KMSH të barrëve që nuk i takojnë, edhe ato pak të ardhura kanalizohen në mënyrë të paditur jashtë objektivave që ka komuniteti”, deklaroi disa muaj më parë Gurra.

  • 8:26

    Kush është myftiu Ylli Gurra, miku i Veliajt, lidhjet e forta me politikën

    Ylli Gurra dhe Erion Veliaj

    Ylli Gurra, myftiu i Tiranës është shkarkuar nga detyra. Lajmi është mbajtur i fshehtë nga KMSH, pasi ai është shkarkuar që më 28 qershor. Në vend të tij është vendosur Lauren Luli.

    Kush është Ylli Gurra? 

    Ylli Gurra pak muaj më parë, më muajin mars garoi për kreun e KMSH-së, por nga kjo garë fitimtar doli vetëm Bujar Spahiu, Gurra mori vetëm 26 vota. Pas këtij rezultati Gurra akuzoi se zgjedhjet u morën peng nga Gylenistët dhe në krye të institucionit u vendos njeriu i tyre. Ai tha se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve.

     

     

    Duhet të themi se ai ka lidhje të forta në Partinë Socialiste.  Gjatë zgjedhjeve për kreun e KMSH-së, u tha se Taulant Balla dhe Flamur Golemi, deputet i Gjirokastrës kanë kërcënuar kandidatët që Gurra të merrte këtë post.

    Gurra njihet për marrëdhënien e ngushtë me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliajn, njihet si miku i kreut të Bashkisë. Nuk kanë qenë të pakta edhe daljet e tij publike me Veliajn teksa kanë mbjellë pemë nëpër Tiranë.

Shto Koment