Bota

Ukraina paralajmëron Rusinë: Mos abuzoni me armëpushimin, e gjithë bota po ju shikon

5 Mars 2022, 09:43 Nga DOSJA
Ukraina paralajmëron Rusinë: Mos abuzoni me armëpushimin, e

UKRAINË– Rusia nuk duhet të përfitojë nga ky korridor humanitar për të çuar përpara trupat e saj, ka paralajmëruar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk. Ajo tha se qeveria e saj po “verifikonte” informacionin se trupat ruse po përdornin armëpushimin për t’u afruar me pozicionet ukrainase në zonat përgjatë rrugëve të evakuimit, raporton BBC.

“Ne po e përdorim këtë kanal për të evakuuar civilët gra dhe fëmijë si dhe për të dërguar ngarkesa humanitare për ata që kanë mbetur,” tha ajo. “E gjithë bota po shikon.”

Vereshchuk konfirmoi gjithashtu se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndërmjetësoi bisedimet për armëpushimin dhe do të kryesojë kolonat e evakuimit përgjatë rrugëve të dakorduara jashtë qyteteve. Armëpushimi është në fuqi rreth qyteteve Mariupol dhe Volnovakha nga ora 09:00 -16:00.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Rusia vendos armëpushim të përkohshëm në 2 qytete, Zelenskyy thirrje NATO-s

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll