Bota

Lufta në Ukrainë! Rusia shpall armëpushim në Mariupol dhe Volnovakia

5 Mars 2022, 06:56 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë! Rusia shpall armëpushim në Mariupol dhe

RUSI-Rusia ka shpallur një armëpushim në Mariupol dhe Volnovaka, pas dhjetë ditëve të armiqësive në Ukrainë.

Në këtë kuadër, armëpushimi do të nisë në orën 11:00  për të lejuar daljen e korridoreve humanitare nga qytetet ukrainase Mariupol dhe Volnovaka . Kryebashkiaku Vadym Boychenko ka deklaruar më parë se qyteti nuk ka ujë, ngrohje apo energji elektrike dhe se furnizimet me ushqime janë të ulëta. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka sqaruar se lëvizjet nga korridoret humanitare dhe pikat e daljes janë përcaktuar në marrëveshje me autoritetet ukrainase.

BBC raporton se kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko bëri thirrje për një korridor humanitar mes një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Zelenskyy kërkon përfshirjen e NATO-s: Nëse bie Ukraina bie edhe Europa

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 5 Mars 2022, 07:53

Scholz thirrje Putinit të ndalë luftimet

Kancelari Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit të Rusisë Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike për armëpushim. Po ashtu kreu i qeverisë gjermane, sociald...