Bota

Rusia vendosi armëpushim të përkohshëm! Pse Mariupol dhe Volnovakha janë të rëndësishme?

5 Mars 2022, 08:20 Nga DOSJA

UKRAINË– Mariupol dhe Volnovakha dy qytetet e rëna në duart e forcave ruse sapo kanë nisur një armëpushim të përkohshëm lokal duke lejuar korridoret humanitare.

Pse është Mariupol i rëndësishëm? BBC shkruan se Mariupol, një qytet port me 450,000 banorë në juglindje të vendit , është i rrethuar nga forcat ruse dhe është vënë nën granatime të rënda. Nëse Mariupol bie, kjo do t’i jepte Rusisë kontrollin e një prej porteve më të mëdha të Ukrainës dhe do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë , të cilën Rusia e aneksoi në 2014 , dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia, Luhansk dhe Donetsk.

Po Volnovakha? Ky qytet më i vogël është ndoshta më pak i njohur. Ndodhet në veri të Mariupolit dhe gjithashtu ka pësuar përplasje të rënda që nga fillimi i pushtimit. Qyteti është një vend kyç pasi ndodhet në rrugën midis Mariupolit dhe Donetskut të kontrolluar nga Rusia.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Rusia vendos armëpushim të përkohshëm në 2 qytete, Zelenskyy thirrje NATO-s

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 5 Mars 2022, 07:53

Scholz thirrje Putinit të ndalë luftimet

Kancelari Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit të Rusisë Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike për armëpushim. Po ashtu kreu i qeverisë gjermane, sociald...