Bota

VD- ‘Stop, jemi gazetarë’/ Forcat ruse sulmojnë me breshëri plumbash makinën e SkyNews

5 Mars 2022, 08:11 Nga DOSJA
VD- ‘Stop, jemi gazetarë’/ Forcat ruse sulmojnë me

UKRAINË– Gazetarët të cilët po raportojnë në Ukrainë po përballen me sulmin e frikshëm rus.  Skuadra e gazetarëve të Sky News ka bërë publike pamje tronditëse të ekipit të tyre duke u sulmuar në Kiev. Kryekorrespondenti Stuart Ramsay u godit nga një plumb në pjesën e poshtme të shpinës ndërsa ishte në makinë teksa transportonte ekuipazhin e tij drejt Kievit. Dy fishekë goditën gjithashtu operatorin e kamerës Richie Mockler në pajisen antiplumb.

ëATCH: Sky Neës reporters ambushed near Kyiv, injuring one of them pic.tëitter.com/zDXGGEëJ40

— BNO Neës (@BNONeës) March 4, 2022

Pamjet tregojnë plumba që godasin makinën, ndërkohë që ekipi dëgjohet teksa bërtet dhe xhami i mjetit thyhet. Mendohet se sulmi është kryer nga një skuadër zbulimi diversante ruse. Ekipi vrapoi duke përdorur një mur betoni për mbulim dhe më pas u fshehën në një fabrikë deri sa erdhi policia ukrainase dhe i shpëtoi.

‘Stop, jemi gazetarë, gazetarëëë‘-dëgjohet të thonë në video, mirëpo pavarësisht kësaj thirrje plumbat nuk ndaluan.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Sulmohet Mariupol, hapen korridoret humanitare, Zelenskyy thirrje NATO-s

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 5 Mars 2022, 07:53

Scholz thirrje Putinit të ndalë luftimet

Kancelari Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit të Rusisë Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike për armëpushim. Po ashtu kreu i qeverisë gjermane, sociald...