Bota

Lufta/ BE pezullon Rusinë dhe Bjellorusinë nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

5 Mars 2022, 09:12 Nga DOSJA
Lufta/ BE pezullon Rusinë dhe Bjellorusinë nga Këshilli i

BRUKSEL– Bashkimi Evropian u është bashkuar anëtarëve të Këshillit të Shteteve të Detit Baltik (CBSS) në pezullimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga aktiviteti në këtë Këshill. BE ka vendosur të pezullojë dy shtetet nga ky aktivitet me arsyetimin se kanë kryer agresion të pajustfikuar.

“Ky vendim është një pjesë e përgjigjes së Bashkimit Evropian dhe partnerëve me të njëjtin mendim ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe përfshirjes së Bjellorusisë në këtë agresion të paprovokuar dhe të pajustifikuar. BE pajtohet me anëtarët e tjerë të CBSS (Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia dhe Suedia) që pezullimi i Rusisë dhe Bjellorusisë do të mbetet në fuqi derisa të jetë e mundur rifillimi i bashkëpunimit. bazuar në respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”.- thuhet në deklaratë.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Rusia vendos armëpushim të përkohshëm në 2 qytete, Zelenskyy thirrje NATO-s

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be lufta ukraine-rusi be lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll