Bota

Lufta/ Armëpushimi zgjat 7 orë, nis evakuimi nga Mariupol, autobusët gati për civilët

5 Mars 2022, 08:03 Nga DOSJA
Lufta/ Armëpushimi zgjat 7 orë, nis evakuimi nga Mariupol,

UKRAINË-Sot do të nisë armëpushimi i përkohshëm dhe evakuimi i civilëve nga qyteti juglindor i Mariupolit, i cili prej disa ditësh është i rrethuar nga forcat ruse.

BBC ka ndarë informacion nga këshilli i qytetit të Mariupol.

-Armëpushimi do të zgjasë nga ora 09:00-16:00 me orën lokale (07:00-14:00 GMT).

-Evakuimi i civilëve do të fillojë në orën 11:00 me orën lokale (09:00 GMT).

-Rruga e korridorit është nga Mariupol në Zaporizhzhia, një qytet në perëndim.

-Autobusët do të nisen nga tre lokacione në qytet dhe transporti privat do të lejohet gjithashtu të udhëtojë përgjatë itinerarit të dhënë.

-Bashkia e qytetit u kërkon drejtuesve të mjeteve të shfrytëzojnë plotësisht të gjithë hapësirën që kanë në automjetet e tyre.

-Udhëtimi larg itinerarit të rënë dakord është rreptësisht i ndaluar.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Sulmohet Mariupol, hapen korridoret humanitare, Zelenskyy thirrje NATO-s

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 5 Mars 2022, 07:53

Scholz thirrje Putinit të ndalë luftimet

Kancelari Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit të Rusisë Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike për armëpushim. Po ashtu kreu i qeverisë gjermane, sociald...