Aktualitet

Pushuesit nën pushtetin e mushkonjave, gazetari Artur Korriku: S’guxojmë të dalim në bregdet

6 Korrik 2019, 15:24 Nga DOSJA
Pushuesit nën pushtetin e mushkonjave, gazetari Artur Korriku:

TIRANË– Gazetari Artur Korriku ka bërë një denoncim në lidhje me mushkonjat që kanë pushuar çdo bregdet. Në një status në rrjetet sociale, gazetari shkruan se pushuesit janë nën pushtetin e mushkonjave dhe nuk guxojnë të dalin në bregdet.

Ai shprehet më tej se prej disa vitesh nuk bëhet më dezinsektimi i plazheve në mënyrë që gjatë verës, pushuesit të kenë mundësi të shijojnë bregdetin dhe jo të luftojnë me mushkonjat.

Nga ana tjetër Korriku shkruan se as pronarët e hoteleve nuk marrin përsipër të dezifentojnë vetë pronat e tyre por presin nga shteti.

Statusi i Artur Korriku

Sivjet është harruar dezinsektimi i plazheve ?!

Pushues e qytetarë nën pushtetin e mushkonjave.

Pamjet me avionë të cilët lëshonin helme për dezinsektimin e plazheve tashmë janë një kujtim i largët.Pas avionëve, për disa vjet, dezinsektimi u krye me pompa manuale.Për të qenë më të qartë me pompa që vihen në kurriz të punonjësve e që ngjajnë me pompat e bojaxhinjve dikur.Këtë proçes e kanë kryer ndërmarrjet e pastrimgjelbërimit, pra e ka kryer shteti.

Sivjet një proçes i tillë nuk është kryer.Dhe për pasojë sapo nis të bjerë dielli në skenë dalin mushkonjat si dhe një specie më e vogël që durrsakët e quajnë harrie kurse myzeqarët i quajnë pidhëza,që të coptojnë.

Ka ankesa të shumta nga pushuesit për një situatë të tillë e cila ndodh përgjatë gjithë vijës bregdetare ,të paktën në atë të Durrësit po se po.

Një gjë më bën përshtypje.Po pronarët e resorteve apo hoteleve përse nuk i dezinsektojnë vetë pronat e tyre ?përse duhet të presin nga shteti ?

Ndërkohë mbetet detyrë imediate e pushtetit vendor të dezinsektojë hapësirat publike se qytetarët nuk guxojnë të dalin në mbrëmje buzë detit se  bien pre e mushkonjave.Fushata zgjedhore u mbyll dhe vendorët duhet ti kthehen punëve të ditës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur korriku denoncimi i gazetarit dezinsektimi i plazheve mushkonjat ne bregdet artur korriku denoncimi i gazetarit dezinsektimi i plazheve mushkonjat ne bregdet

Sondazh

Poll