Aktualitet

Luca sulmon “Raiffeisen Bank”: Po më vonojnë lekët e mia, Banka e Shqipërisë të marrë masa

4 Mars 2022, 20:20 Nga DOSJA

TIRANË – Biznesmeni i tregtimit të prodhimeve detare Gjergj Luca sulmoi nëpërmjet një videoje “Raiffeisen Bank” ditën e sotme. Ai u shpreh se kjo bankë po i vonon prej disa ditësh paratë e shitjes së një malli në Japoni. Duke kujtuar dhe përvojën në të kaluarën me këtë bankë, Luca i ka bërë thirrje Bankës Shqiptare që të marrë masa për këtë situatë.

MESAZHI I GJERGJ LUCËS:
Është një nga bankat më të mëdha shqiptare, arsyeja pse po dal para jush. Po ju rrëfej një eksperiencë timen me këtë bankë. Para 10-12 viteve kam qenë klient i kësaj banke dhe kam financuar dy anije peshkimi. Pasi erdhën dy anije, u përballa me administratën e shtetit, ishin probleme të pakapërcyeshme. Shkova në bankë dhe kërkova takim me drejtorin, që ishte një grek me sa kujtoj, sia di emrin, me një grua shumë të nderuar që ishte drejtoreshë te VIP-at. I thashë jam në vështirësi nga administrata e shtetit. Ky njeri më tha se nuk kam arsye të të ndihmoj. I thashë arsyeja është që të bëjmë biznes që ju ta financoni. Ëndrrën time e kam përkthyer në projekt që banka juaj e ka miratuar. Kyu projekt nuk po ecën sepse administrata e shtetit po bëhet barrë. Kërkova të shkoj te kryeministri I kohës me drejtorin e Raiffasen për të zhbllokuar këtë pjesë që të vazhdonim këtë projekt. Nuk e mori mundimin njeri, më nxorën në black-list dhe 3 vjet smë ka hapur derën asnjë bankë. është hera e dytë që përballem për një pengesë transferte nga Japonia. Më ka ardhur pagesa e mallit që kam shitur atje. Vonesa e pagesës për një orë më duket si një javë, një muaj. Këto lekë kanë ardhur që ditën e hënë, u deklaruan të martën, kam shkuar te kjo bankë që jenin ta kthejnë në euro. Ma kthyen në euro dhe i binte  400 mijë euro, ma kthyen në kurs tjetër me diferencë 180 mijë euro. I thashë pastaj që këto jen të shkojnë në bankën time Intessa. Këta njerëz më dhanë diferencën e fundit 18-20 mijë. U kam kërkuar që të më transferojnë jen në thesar. Nga e marta pres lekët e mia që të paguajë kredinë, punëtorët. Kjo bankë tallet me mua duke mi mbajtur lekët një ditë më tepër. I bëj thirrje Bankës Shqiptare që të marrë masa dhe të në mbrojë ne që financojmë buxhetin e shtetit. I drejtohem biznesit kur bëni kontrata me bankat, sepse ato kontrata janë ëndrrat tuaja. Kur jeni në vështirësi nuk janë partneri juaj, ju nxjerrin nga biznesi, nga shtëpia.

LINKU I VIDEOS

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjergj luca gjergj luca

Sondazh

Poll