Aktualitet

Drejtoresha e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë: Lufta në Ukrainë rriti çmimin e naftës

4 Mars 2022, 21:01 Nga DOSJA
Drejtoresha e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë: Lufta në

TIRANË – Drejtoresha e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë Mira Pogaçi tha se lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës, energjisë dhe produkteve të tjera në Europë. Në “Syri TV”, Pogaçi bëri me dije se familjet shqiptare do vendosen në vështirësi nga ndryshimi i çmimeve të produkteve të ndryshme. Ajo bëri thirrje se nuk duhet të krijohet nga kjo situatë e rritjes së çmimeve prej luftës në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë prek çmimin e naftës. Tregtia nuk është ndërprerë, edhe pse ka pasur luftë. Vështirësitë janë rritur ekonomikisht, por nuk duhet që të shkojmë në panik. Furnizimi me gaz në Gjermani vazhdon. Është problem transporti, sepse kalimi i produktit në disa kufij është pak i vështirë, zinxhiri i kalimit të produkteve ka efekte, që sa vjen e shtohen. Eksportet nga Rusia në vendin tonë janë të papërfillshme. Rubla është zhvlerësuar ndjeshëm. BE ka forcuar institucionet e veta në kuadër të marrëdhënieve me Rusinë, e kjo do shkojë në rritje të çmimeve. Edhe çmimi i energjisë është rritur, kjo ka bërë që të rriten edhe produktet”, tha Pogaçi në “Syri TV”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll