Aktualitet

AMP “godet” policët e radarëve, arrestohen për korrupsion 2 efektivë (Emrat)

4 Mars 2022, 20:43 Nga DOSJA
AMP “godet” policët e radarëve, arrestohen për

TIRANë – Dy punonjës të policisë së qarkullimit rrugor u prangosën sot nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në kryeqytet pasi kanë kryet veprat penale shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Dosja.al mëson se të ndaluarit janë Erand Çela dhe Kristaq Çafaj, pjesëtarë të seksionit interurban pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë. Ata janë hetuar prej disa muajsh. Hetimet vërtetuan se Çela dhe Çafaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin radarin e shpejtësisë për të ndaluar shoferë dhe nëpërmjet presioneve merrnin ryshfet prej tyre për të mos i penalizuar.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore e tiranes policia rrugore e tiranes

Sondazh

Poll