Aktualitet

LISTA- Vakanca në Kushtetuese, zbardhen kandidatët në garë për zëvendësimin e Vitore Tushës

4 Mars 2022, 08:56 Nga DOSJA

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka publikuar listën e kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës së krijuar pas mbarimit të mandatit të Votore Tushës. Më 10 shkurt u bë shpallja publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese dhe deri më tani kanë aplikuar pesë persona. Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit Nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Lista e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 31.01.2022 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Vitore Tusha.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:

1. Brunilda Kadi

2. Elsa Miha

3. Holta Zaçaj

4. Juliana Latifi

5. Sandër Beci

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit Nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese vitore tusha gjykata kushtetuese vitore tusha

Sondazh

Poll