Aktualitet

Arrestohen 7 persona në Tiranë, dy të shpallur në kërkim (Emrat)

4 Mars 2022, 13:04 Nga DOSJA
Arrestohen 7 persona në Tiranë, dy të shpallur në

TIRANË– 7 qytetarë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale 24 orët e fundit në Tiranë, 2 prej tyre janë shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, Bledar Bendaj, 58 vjeç, është dënuar me 4 vjet e 11 muaj e 20 ditë burg, dhe Genci Osmanaj, 53 vjeç me 5 vite e 4 muaj burg ishin shpallur në kërkim për veprën penale ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Ndërsa pesë të tjerërt janë prangosur pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve te tyre.

Njoftim i Policisë Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre të shpallur në kërkim. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë ekzekutimet e vendimeve penale për shtetasit në kërkim. Bedri Bendaj, 58 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim. Genci Osmanaj, 53 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. A., 32 vjeç, pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:N. Z., 47 vjeç, R. M., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, H. B., 50 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Z. Ç.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledar bendaj genci osmanaj policia e tiranes bledar bendaj genci osmanaj policia e tiranes

Sondazh

Poll