Aktualitet

Të tre në Shkodër! Rama, Basha e Berisha ‘ndajnë’ qytetin, dallimi në këngët e zgjedhura

4 Mars 2022, 15:40 Nga DOSJA
Të tre në Shkodër! Rama, Basha e Berisha

SHKODËR– Kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha ndodhen të tre, thuajse në të njëjtën kohë në Shkodër. Ky është qytetati që kanë zgjedhur për të mbajtur takimin përmbyllës për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. I pari që bëri me dije se kishte zgjedhur të zhvillonte takimin e fundit në Shkodër ishte Berisha. Përmes një njoftimi për mediat, Berisha tregoi se në orën 16:30 do të ndodhej në pedonalen e qytetit, përballë Hotel Colosseo. Aktiviteti nis me koncert Rock, me performancën e grupit të njohur Urban Band, për të vijuar më pas me tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e së dielës. I pranishëm do të jetë edhe kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.

I dyti që mbërriti në Shkodër është kryeministri Edi Rama. Kryesocialisti ka zgjedhur Pallatin e Sportit të qytetit ‘SK Vllaznia’. Bashkë me të është edhe kandidatja e PS-së për Bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angoni e ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Edhe Basha ndodhet në Shkodër! Ai është në sheshin kryesor të qytetit, përballë Bashkisë së Shkodrës. Me kryedemokratin ndodhet Enkelejd Alibeaj, Agron Gjekmarkaj e Xhemal Bushati. Në tre takimet, pavarësisht se janë të organizuara në të njëjtin qytet e për të njëjtën arsye, dallim bëjnë edhe këngët që kanë zgjedhur politikanët. Kreu i PS-së ka ndezur pallatin e Sportit me ritmer e ‘Fire’ (Zjarr) nga Gavin DeGraw. Nga ana tjetër, Basha vjen me një këngë të Coldplay ‘Higher Power’ (Fuqia më e lartë). Për të kuptuar ritmet e Berishës, mbetet të presim që të ngjitet në skenë Urban Band, që këndëojnë Rock.

LAJMI KRYESOR: Mbyllet fushata, Berisha në Shkodër, PS në Dibër, Memolla blen vota (Thirrja e KQZ)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama lulzim basha sali berisha edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll