Bota

Lufta në Ukrainë prej 9 ditësh, Blinken: Putin po hap ‘kutinë e Pandorës’

4 Mars 2022, 17:45 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë prej 9 ditësh, Blinken: Putin po hap

BRUKSEL – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti se presidenti i Rusisë Vladimir Putin rrezikon të shkaktojë më shumë vuajtje dhe fatkeqësi nëpërmjet luftës për pushtimin e Ukrainës. Përpara se të merrte pjesë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të NATO-s, shefi i diplomacisë amerikane u shpreh se Putin po sfidon hapur parimet dhe normat e demokracisë dhe sovranitetit. Ai tha se shefi i Kremlinit nuk po rrezikon të shkaktojë telashe për të gjithë botën.

“Të gjitha këto gjëra janë në rrezik nëse lejojmë që të këto parime të cënohen nga Putin. Ai rrezikon të hapë ‘kutinë e Pandorës’ së problemeve, jo vetëm për ne, por për mbarë botën”, bëri me dije Blinken.

LAJMI KRYESOR: DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e Rusisë

Burimi: The Guardian 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll