Aktualitet

Arreston 3 qytetarë në Tiranë, shisnin lëndë narkotike në Babrru, Kamëz dhe në Paskuqan…

4 Mars 2022, 12:49 Nga DOSJA
Arreston 3 qytetarë në Tiranë, shisnin lëndë narkotike

TIRANË- Tre qytetarë me iniciale E.F., 18 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe M.K., 17 vjeç banues në Tiranë janë arrestuar nga policia ditën e sotme. Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit cannabis sativë, në doza të vogla, në Babrru, Kamëz dhe në Paskuqan. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë nga ku tre të rinjtë do të ndiqen penalisht për veprën penale posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Braka 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.  Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihen në pranga 3 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike. 

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, tre aparate celulare dhe një automjet.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. 

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 – E. F., 18 vjeç, dhe M. K., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në Babrru, Kamzë dhe në Paskuqan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin E. F. dhe pasagjer shtetasin M. K., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe dy aparate celulare.

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit “Braka 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. F., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe më pas e shiste atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre te rinj ne tirane arrestohen tre te rinj ne tirane

Sondazh

Poll