Aktualitet

VD/ 6 marsi, Celibashi para mediave: Kush përfshihet në shitblerje votash, ndëshkohet

4 Mars 2022, 10:28 Nga DOSJA
VD/ 6 marsi, Celibashi para mediave: Kush përfshihet në shitblerje

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat dhe paralajmëroi të gjithë shkelësit e Kodit Zgjedhor se do të shkojnë para organeve të drejtësisë. Sa i përket zonave ku janë hasur probleme me shpërndarjen e bazës materiale për shkak të kushteve atmosferike, Celibashi përmendi Shkodrën.

Ai u shpreh se ka pasur një kërkesë nga kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi për zhvendosje të qendrave, por që kjo gjë nuk mund të bëhet për shkak të ligjit që nuk e lejon këtë. Më 6 mars, sipas Celibashit, rezultati për bashkinë e Vorës ku numërimi është elektronik, do të dalë rreth orës 20:00, ndërsa në të gjitha bashkitë e tjera, brenda 48 orëve, siç është e parashikuar në ligj.

“Jemi në fazën përmbyllëse të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. Jemi në fazën e përzgjedhjes së komisionerëve. Kemi probleme në këtë proces, por shpresoj që këtë pasdite ky proces të finalizohet. Partitë e kanë bërë të drejtë të tyre të pakontestueshme që bëjnë ndryshimin e komisionerëve dy-tre ditë para zgjedhjeve. Por, ne shpresojmë që deri nesër t’i kemi dhe anëtarët e KZAZ-ve, pasi prania e tyre lidhet direkt me procesin e shpërndarjes së bazës materiale. Edhe në këto zgjedhje do të zhvillohet identifikimi elektronik i votuesve dhe në zonën e Bashkisë Vorë do të zhvillohet votimi elektronik,”-tha Celibashi ndër të tjera. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Probleme në fushatë? Celibashi: Dimë kush është, çfarë bën dhe përse e bën

Votim elektronik, Celibashi: Mos kini droje, kush ndikon tek qytetarët, do ketë pasoja

Janë shpërndarë materialet? Celibashi: Problem Shkodra, është kërkuar zhvendosje e KZAZ-ve

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll