Aktualitet

Gjuante shpendë të egër, arrestohet 24-vjeçari në Përmet

4 Mars 2022, 11:37 Nga DOSJA
Gjuante shpendë të egër, arrestohet 24-vjeçari në

PËRMET- Një i ri me inicialet E.S., është arrestuar nga policia e Përmetit. 24 vjeçari është kapur në flagrancë teksa gjuante shpendë të egër me një armë gjahu të cilën nuk posedonte leje mbajtje. I riu do të ndiqet penalisht për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 24 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë në urën e fshatit Biovizhdë, Përmet, me një armë gjahu pa lejen përkatëse dhe disa shpendë të egër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e gjahut dhe 7 fishekë të armës së gjahut.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24-vjecari ne permet policia e permetit arrestohet 24-vjecari ne permet policia e permetit

Sondazh

Poll