Aktualitet

“O ba..”, përqafime dhe lot, momenti kur ushtari shqiptar takon të bijën pasi kthehet nga Afganistani (Video)

6 Korrik 2019, 14:33 Nga DOSJA
“O ba..”, përqafime dhe lot, momenti kur ushtari shqiptar takon

TIRANË– Një ushtar shqiptar është kthyer shëndoshë e mirë nga misioni i tij në Afganistan. Leonard Hida, shihet në videon e publikuar nga ministrja Olta Xhaçka teksa hidhet në krahët e të bijës, të cilën kishte 6 muaj pa e takuar.

Leonardi zbret nga autobuzi dhe shkon drejt vendit ku e pret vajza bashkë me të shoqen. E vogla shihet që po luan me top dhe kur shikon të atin i hidhet në qafë duke thirrur “Oba…oba”. Ushtari përqafon të bijën dhe s’kishte si të mos prekej pas këtij takimi.

S’ka emocion më të madh kur pas kthimit nga Afganistani të pret kjo bukuroshe.
Pas 6 muajsh shërbim në Herat, tetar Leonard Hida nga b2k kthehet në familjen e tij të vogël dhe në familjen e madhe të FA,”- shkruan Xhaçka krahas videos së publikuar.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet leonard hida olta xhacka ushtari shqiptar takon te bijen leonard hida olta xhacka ushtari shqiptar takon te bijen

Sondazh

Poll