Aktualitet

Ministria publikon datat, ja kur do t’u kthehen nxënësit bankave shkollore (AXHENDA)

6 Korrik 2019, 14:21 Nga DOSJA
Ministria publikon datat, ja kur do t’u kthehen nxënësit bankave

TIRANË– Ministria e Arsimit ka publikuar axhendën e vitit akadamik shkollo 2019-2020. Në një vendim të publikuar në faqen e tyre zyrtare bëhet e ditur se të gjithë nxënësit e shkollave 9-të vjeçare do t’i nisin mësimet më datë 16 shtator të vitit 2019.

Ndërsa vitin shkollor e përfundojnë më datë 12 Qershor të 2020. Përsa u përket nxënësve të arsimit të mesëm ata do ta nisin shkollën më datë 10 shtator të 2019 dhe mbarojnë më 19 Qershor të 2020.

Gjithashtu janë bërë me dije edhe periudhat në të cilat do të zhvillohen provimet për arsimin bazë, që nis nga data 13 deri më 30 Qershor 2020. Ata të arsimit të lartë do t’i nisin më 6 qershor dhe do t’i përfundojnë më datë 30 të të njëjtit muaj vitin e ardhshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fillimi i shkoles viti shkollor 2019-2020 fillimi i shkoles viti shkollor 2019-2020

Sondazh

Poll