Aktualitet

“Nxirrni paratë”/ Rikthehen maskat në Vuno, rrahin dhe masakrojnë dy të moshuarit për 800 euro (Emrat)

6 Korrik 2019, 15:12 Nga DOSJA
“Nxirrni paratë”/ Rikthehen maskat në Vuno, rrahin dhe

HIMARË– Janë rikthyer sërish vjedhjet në fshatin Vuno.

Dosja.al raportoi disa javë më parë se Vunoi është fshati ku hajdutët futen dhe vjedhin ç’të gjejnë në banesa të ndryshme, por ky fenomen po përsëritet. Këtë radhë dy persona të maskuar kanë grabitur shtëpinë e dy të moshuarve.

Në denoncimin e ardhur në Dosja.al raportohet se dy persona ende të paidentifikuar janë futur në mesnatë rreth orës 01:00, në banesën e çiftit të moshuar, dhe i kanë kërcënuar për t’u marrë paratë.

Dosja.al mësoi se dy të moshuarit janë përkatësisht 75 dhe 80 vjeç, të identifikuar si Kolë dhe Theme Proto. 

‘Maskat’ kanë rrahur dhe masakruar çiftin Proto për orë me radhë dhe në fund kanë arritur të grabisin vaj, raki dhe 800 euro.

Çiftit Proto i ka ndodhur e njëjta edhe 5 muaj më parë.

Në një reagim nga ana e policisë bëhet me dije se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me ngjarjen. Dy të moshuarit ndodhen në banesën e tyre, jashtë rrezikut për jetën. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitjet ne vuno rrihen te moshuarit grabitjet ne vuno rrihen te moshuarit

Sondazh

Poll