Politike

Zotohet Macron: Do flas me Putin, dua të shmang më të keqen…

3 Mars 2022, 20:25 Nga DOSJA
Zotohet Macron: Do flas me Putin, dua të shmang më të

PARIS– Presidenti francez Emmanuel Macron tha se gjatë një bisede me homologun e tij rus Vladimir Putin këtë mëngjes, ai kishte refuzuar ndaljen e sulmeve kundër Ukrainës. Me anë të një postimi në Twitter, Macron tha se do të vazhdonte që të negocionte me presidentin Putin për të ndalur më të keqen.

“Unë fola me Presidentin Putin këtë mëngjes. Ai refuzon të ndalojë sulmet e tij ndaj Ukrainës në këtë pikë. Është jetike të ruhet dialogu për të shmangur tragjeditë njerëzore. Do të vazhdoj përpjekjet dhe kontaktet e mia. Duhet të shmangim më të keqen. Mbajtja e dialogut për të mbrojtur njerëzit, marrja e masave që do të shmangin tragjedinë njerëzore, për t’i dhënë fund kësaj lufte: ky është qëllimi i angazhimit tim përkrah Presidentit Zelensky dhe komunitetit ndërkombëtar. Unë jam dhe do të mbetem plotësisht i vendosur,”-shkruan Macron.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, bisedimet Kiev-Moskë (Zhvillimet)

(km/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike emmanuel macron lufta ukraine-rusi emmanuel macron lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll