Aktualitet

VIDEO/ ‘Gjaku s’harrohet’, si e qëlloi i riu 61-vjeçarin për hakmarrje në Korçë (ZANAFILLA)

6 Korrik 2019, 13:35 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Gjaku s’harrohet’, si e qëlloi i riu

KORÇË– Gjaku nuk harrohet! Edhe pse kanë kaluar plot 33 vite nga vrasja e të atit, Gaqo Peçi është hakmarrë ndaj vrasësit të babait të tij.

Më 16 qershor, nga qyteti i Korçës raportohet plagosja e 61-vjeçarit Dionis Misha, i cili u qëllua me sende të forta dhe grushte në mes të rrugës. Pas plagosjes, Misha u shoqërua menjëherë në spitalin e Korçës ku edhe mori ndihmën e parë mjekësore duke dalë nga rreziku për jetën.

Dosja.al ka siguruar videon ekskluzive të momentit kur 61-vjeçari ishte duke ecur në rrugët e qytetit bashkë me disa persona të tjerë kur shkëmbehet me agresorin e tij.

Sapo shkëmbehen i riu kthehet dhe nis sulmin ndaj tij duke e qëlluar në kokë disa herë me një çantë brenda të cilës kishte veshur sende të forta.

HISTORIA

Gaqo Peçi ka qëlluar me sende të forta Dionis Mishën, i cili është autori i vrasjes së babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1986, ku Koço Peçi u vra me sëpatë në mes të Korçës nga Dionis Misha. Kohë kur djali i tij, Gaqo, i cili mori hakmarrjen thuajse tre dekada më vonë ishte vetëm tre vjeç.

Për vrasjen makabre u pushkatua një person, i cili e mori përsipër gjithë fajin e Mishës. Ndërsa dy fiset nuk flisinin me njëri-tjetrin pasi në Korçë qarkullonin fjalë për autorin e vërtetë të Peçit.

Vite më vonë, Misha doli hapur para të gjithëve duke pranuar se ai e kishte vrarë në vitin e largërt të 1986.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dionis misha gaqo peci gjakmarrja ne korce dionis misha gaqo peci gjakmarrja ne korce

Sondazh

Poll