Sport

Laçi-Egnatia paqe midis tyre, Kastrioti fiton sfidën e mbijetesës me Skënderbeun (VIDEO)…

3 Mars 2022, 15:18 Nga DOSJA

TIRANE Në mesditë, u zhvilluar dy nga sfidat e javës së 23-të të Abissnet Superiores. Kurbinasit e Laçit pas 90+5 minutash nënshkruan një barazim 0-0 me rrogozhinasit e Egnatias, ndërsa krutanët e Kastriotit mposhtën 1-0 me korçarët e Skënderbeut, duke fituar një sfidë mbijetese.

Laçi-Egnatia 0-0

Laçi bëri një hap fals në fushën e tij, pa qenë në gjendje të kapërcejnë, rezistencën e Egnatias, të cilët mesa duket, janë kthyer një skuadër e vështirë për kurbinasit. Edhe pse skuadra e Josës goditi tri herë shtyllat dhe e diktoi përgjithësisht lojën, në veprimet e bardhezinjve lacianë, mungonte qetësia dhe pragmatizmi i tyre, duke dëshmuar pasojat psikologjike të humbjes 4-1 ndaj Tiranës në “Air Albania”. Ndërkohë, Egnatia mori një pikë të çmuar, ku edhe me pak fat, u ngjit në kuotën e 23 pikë, duke u pozicionuar në vendin e shtatë.

Kastrioti-Skënderbeu 1-0

Majftoi autogoli i Dwumfour në minutën e 27-të të takimit, që skuadra e Kastriotit të fitonte në stadiumin e Kamzës 1-0 dhe të merrte një 3-pikësh të çmuar ndaj Skënderbeut, në betejën për mbijetesë. Lufta sportive dhe tensioni për fitore nisi ende pa filluar ndeshja, aq sa gjyqtarit Xhaja iu desh të ndëshkonte me kartonë të kuq në korridoret e stadiumit Didan për Katriotin dhe Bajramin për Skënderbeun.

Gjithsesi, episodi i autogolit të Dwumfour, vendosi fatet e një ndeshjeje të luftuar, ku përpjekjet fizike dhe psikologjike prevaluan mbi cilësinë e një takimi me vlera mbijetese. Kastrioti ngjitet në kuotën e 21 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet në nivelin e 17 pikëve dhe mbi të gjitha me një gjendje të rënduar psikologjike dhe të përgjysmuar nga kartonët.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abissnet superiore korçarët e skënderbeut krutanët e kastriotit kurbinasit e laçit në kampionatin e “abissnet superiore” rrogozhinasit e egnatias abissnet superiore korçarët e skënderbeut krutanët e kastriotit kurbinasit e laçit në kampionatin e “abissnet superiore” rrogozhinasit e egnatias

Sondazh

Poll