Sport

Ishte pjesë e një operacioni ushtarak, trajneri i Kombëtares së Ukrainës vritet në Kiev

3 Mars 2022, 13:01 Nga DOSJA

UKRAINË– Revista britanike e çiklizmit, ‘Cycling Weekly’, raporton vdekjen e trajnerit kombëtar ukrainas të çiklizmit Alexander Kulyk, 65 vjeç, babai i ish-kampionit kombëtar Andriy Kulyk.

Sipas raportimeve të gazetës britanike, Kulyk ishte duke marrë pjesë në një operacion ushtarak për evakuimin e disa njerëzve nga vendet më të rrezikshme në kryeqytet, por ra viktimë e një sulmi rus.

Në kohën e vdekjes së Kulyk, djali i tij po stërvitej. “Ne po përpiqemi të mbledhim informacion nga të gjithë instruktorët tanë, por është e vështirë ta bëjmë këtë”, tha presidenti i Federatës së Çiklizmit të Ukrainës, Andriy Grivko për Cycling Weekly.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alexander kulyk rusi ukraine alexander kulyk rusi ukraine

Sondazh

Poll