Politike

Rama në Rrogozhinë, ironizon dy kandidatët rivalë të Memollës: Ata lërini në ajër

3 Mars 2022, 17:04 Nga DOSJA
Rama në Rrogozhinë, ironizon dy kandidatët rivalë të

RROGOZHINË – Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Rrogozhinë për të mbyllur fushatën e Partisë Socialiste në këtë zonë për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Duke kërkuar mbështetjen për kandidatin socialist Edison Memolla, Rama ironizoi dy rivalët e tij Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike dhe Sali Berishën, drejtuesi i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” duke i quajtur “brava” dhe “vareja”. Më tej, ai thumboi dhe dy kandidatët e këtyre formacionve politike në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi (PD) dhe Hekuran Xhanin (Shtëpia e Lirisë). Ai u kërkoi qytetarëve të Rrogozhinës që t’i lënë të dy në ajër. 

Sa dhjetëra mijëra njerëz u shkojnë nga mbas, por nuk do nxjerrin asgjë. Kanë sjellë dy të tjerë, për të përçarë se kush jam unë e kush je ti. Zihen ku ka shumë vota. Jo rastësisht ka ndodhur tëidentifikohen me këto dy objekte, skanë lidhje as me ndërtimet. Janë brava dhe vareja. Nëse doni që Rrogozhina të merrni bravën, merreni e mbylleni, nëse doni varenë, merni bishtin dhe tundeni. Si njoh. Kishte disa konvulksione nga lëndët helmuese luftarake, kur ne thamë janë me bazë alkooli. Nuk mjafton të jesh I burrë dhe njeri I mirë. Njeriu I mrië sheh punët e veta, qytetari I mirë nuk mjaftohet me kaq, do që komuniteti të jetë më I mirë, të kenë standarte më të mira. Këtë e bën aktivizimi politik. Me shumë kënaqësi jam këtu sot, do të doja që të mos kishim mbi kokat tona retë e trishtimit të njerëzve që përballen me diçka monstruoze. Edisoni ëshë ai që kam njohur ditën e parë. Ata të dy që janë në ajër, lërini në ajër. Ju e keni ndarë mendjen që erdhët tani. Edison memolla Gocave mund tju thonë çunave më trego kë do votosh, pastaj flasim javës tjetër”, përfundoi Edi Rama.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ferdinand saraçi hekuran xhani zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars edi rama ferdinand saraçi hekuran xhani zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll