Politike

Zgjedhjet në Durrës, Sako: Në 1 qershor hapim Eko Park, do përmirësojmë disa rrugë

3 Mars 2022, 15:47 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Durrës, Sako: Në 1 qershor hapim Eko Park, do

DURRËS – Kryetarja e Bashkisë së Durrësist dhe njëherazi kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 6 marsit në këtë qytet, Emirjana Sako premtoi se do të hapet së shpejti parku ekologjik në zoën pranë Durrësit të Ri “Eko Park”. Në takimin me banorët e zonës së ish-kënetës në kuadër të fushatës zgjedhore, Sako premtoi se do të realizohen projekte për përmirësimin e infrastrukturës duke ndërhyrë në “Gjelbërimi”, “Miqësia”, “Vala e detit” dhe “Azem Hajdari”. Ajo shtoi se ish-këneta ka pësuar transformim të madh dhe se në të ardhmen kjo zonë nuk do të ketë asnjë dallim nga lagjet e tjera të qytetit bregdetar.

Ndryshimi që ka pësuar kjo zonë përgjatë viteve të fundit është i jashtëzakonshëm, por me investimet e planifikuara për tu realizuar ish-Këneta, ose Durrësi i Ri siç e quajmë, nuk do të ketë asnjë dallim nga lagjet e tjera të qytetit. Ju jeni dëshmitarë sesi ka qenë gjendja, me plehrat që digjeshin dhe ndotja që krijonte probleme ngado. Sot cilësia e mjedisit ka ndryshuar rrënjësisht aty pasi janë mbjellë 1200 pemë dhe janë ndërtuar shumë fusha sportive”, u shpreh Sako.

Ajo garon me Luan Hotin e PD dhe Ardian Mukën e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Durrës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike emiriana sako zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars emiriana sako zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll