Politike

Berisha: Çdo votë për kandidatin e PS shkon për Fatos Tushen, Rama i dha tokë Xhaçkës

3 Mars 2022, 16:28 Nga DOSJA
Berisha: Çdo votë për kandidatin e PS shkon për Fatos

LUSHNJE – Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në qytetin e Lushnjes për të mbyllur fushatën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në këtë qytet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në fjalën e tij, Berisha kërkoi që të votohej kandidati i këtij koalicioni Elton Bano. Ish-kryetari i Partisë Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se ka firmosur një vendim skandaloz duke i dhënë një sipërfaqe të madhe toke bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka. Më tej, ai shtoi se çdo votë për kandidatin e PS në Lushnje është votë për ish-kryebashkiakun e këtij qyteti Fatos Tushe, i burgosur për korrupsion. Ish-lideri historik i PD dha mesazhin se në 6 mars qytetarët në 6 bashkitë e ndryshme të Durrësit, Shkodrës, Lushnjes, Vorës, Rrogozhinës dhe Dibrës kanë mundësi të ndikojnë dhe për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nëse PS humbet në kto zgjedhje.

“Me votën tuaj, më 6 mars ju votoni që shtëpia e juaj e parë në Lushnje të jetë shtëpia e qytetarëve e njerëzve të ndershëm. Të jetë transparente, për t’I kthyer në shërbime ndaj jush, në infrastrukturë për të ndihmuar biznesmenët, fermerët, etj.

Ku dhjetëra qindra milionë lekë naftë e destinuar për fermerët të vidhen nga zyrtarë për fushata elektorale. Kjo do marrë fund, bashkia do jetë e juaja.

Miqtë e mi, në 6 mars me votën tuaj keni një shans historik për të hapur dyert e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri. Smund që parlamenti I patronazhistëve, bandave, abuzimeve dhe vjedhjeve të mëdha të vazhdojë më tutje. Është misioni juaj dhe I të gjithë atyre që votojnë në 6 mars.

Në këtë 4 anët e vendit ka thirrje për ndryshim. Kjo qeveri mendon më pak se çdo gjë tjetër për qytetarët rrogat, rrugicat, fermat. Ajo ka vetëm një qëllim, sit ë plaçkisë e grabisë pasuritë publike. Dua tju informoj për bëmën e fundit të kësaj qeverie të sotme. Në mbledhjen e saj vendosi të ndihmojë njerëzit në nevojë, të sëmurët në spitale, studentët në universitete. I dha Xhaçkës hektarë të tërë në Himarë për bashkëshortin e saj. Nuk ka vend në botë që të ndodhë, përveç Shqipërisë ku qeveris Edi Rama. çdo votë për kandidatin e Ramës është votë për Fatos Tushen dhe pë rata ministra që kanë vjedhur 420 milionë euro. Duan të vërsulen mbi pasuritë tuaja. Elton Bano përballet jo vetëm me përfaqësuesen e Edi Ramës, por dhe tëLulzim Bravës, i cili ka vënë veten në shërbim të dëmtimit të opozitës së vërtetë shqiptarë. Për demokratët e Lushnjes kanë qëndruar me stoicizëm, kanë vuajtur, por kanë qëndruar si opozitarë të vërtetë, por le të bashkohen me ne”, tha në fjalimin e tij para qytetarëve të Lushnjes Sali Berisha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elton bano koalicioni shtepia e lirise sali berisha zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars elton bano koalicioni shtepia e lirise sali berisha zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll