Aktualitet

ME VD- Fevziu në kufirin Poloni-Ukrainë: Si po ikin ukrainasit nga lufta

3 Mars 2022, 17:12 Nga DOSJA
ME VD- Fevziu në kufirin Poloni-Ukrainë: Si po ikin ukrainasit nga

POLONI– Moderatori  i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ndodhet në Poloni, vetëm 7 kilometra larg kufirit me Ukrainën, ku edhe do të zhvillojë një emision special lidhur me luftën e nisur mes Ukrainës dhe Rusisë. Në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Fevziu tregon situatën në pikën e parë të mbërritjes së refugjatëve që ikin nga Ukraina dhe më pas shpërndahen në drejtim të Europës Perëndimore.

“Kjo është pika e parë e pritjes së refugjatëve që vijnë nga Ukraina në drejtim të Polonisë dhe më pas të Europës perëndimore. Praktikisht, kufiri është diku 7 kilometra larg, pjesa më e madhe e tyre vijnë në këmbë, ndërsa të tjerët me çdo lloj mjeti që iu gjendet. Pra, nga kjo zonë që është qendra e parë më e madhe e banuar e Polonisë, ata shpërndahen me trena në drejtim të Varshavës dhe pikave të tjera të Europës perëndimore. Ndërkohë që brenda markatës është krijuar një kamp për disa qindra njerëz, të cilët qëndrojnë aty gjithë natën deri në momentin e pritjes. Janë duke pritur një tjetër autobus që po sjell nga kufiri pjesën e refugjatëve, e cila ka arritur gjysmë milioni në Poloni”,-thotë Fevziu.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu lufta ukraine-rusi blendi fevziu lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2022, 14:18

22-vjeçarja godet me thikë policin në Kamëz

KamzëGoditi me mjet prerës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 22-vjeçarja.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ar...