Plas në burgun e Drenovës, Arbion Aliko kërcënon Ramën: Nëse do gjakderdhje gati jemi, po na heqin dhe ujin s’e nuk votu
6 Korrik 2019, 11:36Nga DOSJA
Arbion Aliko, i dënuar përjetë pas përplasjeve që kanë ndodhur në Lazarat me Policinë ka bërë një denoncim të fortë në redaksinë e Fax News.
Ai thotë se në burgun e Drenovës që pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, mbi të dënuarit po bëhet presion dhe ka sjellje çnjerëzore ndaj tyre.
Aliko denoncon se të burgosurit po shtypen nga ana e drejtorit, ndërsa u janë shkurtuar dhe oraret e dënimeve.
‘98% e të burgosurve nuk kemi dalë të votojmë, edhe pse na bën presion. Shumica nuk e preferojnë partinë komuniste shqiptare, drejtori dhe shefi i policisë kanë vënë vartësit e tyre që të na bëjnë presion. Iu kthejnë familjarët pas, dhe nuk i lënë që të na takojnë, na kanë shkurtuar oraret e takimit dhe ajrosjen.
Madje ka arritur sa edhe ujin po na e japin me gramaturë, plus që po na provokojnë edhe psikologjikisht, Para dy muajve kanë nxitur një revolt në godinën e sigurisë së lartë, është provokuar nga drejtori, dhe aty ka pasur konflikte me policinë, ku të dënuarve u janë thyer duart, këtë gjë duan të bëjnë dhe tani te godina jonë.
Këta po duan të nxisin gjakderdhjen, po dhe këtë mund ta bëjmë ne se kemi problem, sa kohë që na kanë sjellë në burg. Diktaturën e Edi Ramës nuk e pranojmë, po nxisin revolta të qëllimshme., sot kemi të dalë të gjithë nga qelitë, dhe do të protestojmë.
Drejtori Genc Fejzollai iu kërkon lekë të burgosruve në këmbim të favoreve, nëse merrni në pyetje të gjithë të dënuarit, të gjithë e dinë që ai ka muaj të tërë që nuk hyn te qelitë tona”, shprehet Aliko.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Prerja pa kriter e pyjeve në Rrethin e Pukës ka sjellë pasojat negative për jo vetëm për mjedisin por edhe për sigurinë e jetës së banorëve. Rreth një vit më pa...
KORCE- Dy ditë pasi Kavaja u trondit nga një luftë me plumba, e cila i mori jetën një kalimtari, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një 39-v...
TIRANË- Nis procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit, e ashtu siç parashikohet në ligjin e miratuar disa javë më parë në Parlament, i pari që del n...
TIRANË– Qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë dalë në një protestë para Kryeministrisë kundër ndërtimit të HEC-ve.Në protestën e organizuar nga ‘Eco Albania...
Fundjava me diell dhe temperatura të larta ka risjellë radhët në pikën doganore të Morinës.Dhjetra automjete shihen teksa presin të hyjnë në Shqipëri për të kal...
Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.Burimë bëjnë të ditur se një makinë ka dalë nga rruga dhe është pë...
SHBA– Shoqata “Vatra” në SHBA e mbështetur nga komuniteti shqiptar do të zhvillojë një protestës anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë.Protesta do të zhvillohet di...
Një denoncim i pazakontë është bërë mbrëmjen e sotme nga aktivisti Kostandin Pula, ku një mësues ishte marrë me dhunë në mes të natës nga Policia e Kurbinit me ...