Bota

Sekretarja britanike: Putin duhet të dështojë, ekonomia ruse do jetë e sakatuar

3 Mars 2022, 10:42 Nga DOSJA
Sekretarja britanike: Putin duhet të dështojë, ekonomia ruse do

BRITANI– Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka folur në një konferencë shtypi në Lituani. Truss tha se vendi i saj duhet të sigurohet që Putini të dështojë në ndërmarrjen e tij.

Truss shtoi se Mbretëria e Bashkuar mbështet vendet baltike pasi ato jetojnë nën hijen e agresionit rus, duke shtuar se janë 200 trupa britanike në Lituani që punojnë në mbështetje kufitare dhe stërvitje ushtarake. Sekretarja e Jashtme përsërit shumë nga veprimet e ndërmarra tashmë kundër Rusisë në lidhje me sanksionet dhe shpjegon se do të përdorë takimet me NATO-n, BE-në dhe aleatët e G7-ës për të forcuar këto veprime në ditët në vijim.

“Ne duhet të…gjunjëzojmë ekonominë ruse. Ne duhet të sigurohemi që ekonomia ruse të jetë e sakatuar” tha Truss

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota liz truss lufta ukraine-rusi liz truss lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll