Bota

‘Oligarkët’ e Putinit/ Kush janë ata? Lista e zezë e SHBA që ngrin miliarda dollarë

3 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
‘Oligarkët’ e Putinit/ Kush janë ata? Lista e zezë e

SHBA– Zyrtarë të lartë të administratës Biden po përgatiten të zgjerojnë në mënyrë domethënëse numrin e oligarkëve rusë që i nënshtrohen sanksioneve të SHBA-së, duke synuar të ndëshkojnë elitën financiare pranë Presidentit Vladimir Putin. Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Thesarit po punojnë për krijimin e një liste emrash që pritet të përfshijë edhe listën e oligarkëve rusë, të cilët iu nënshtruan rishtas sanksioneve nga Bashkimi Evropian të hënën.

Shtëpia e Bardhë po përgatit vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Alisher Usmanov, pronarit të një konglomerati hekuri dhe çeliku që Forbes e ka vlerësuar me më shumë se 15 miliardë dollarë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu sanksione të reja ndaj Bjellorusisë dhe firmave ruse të mbrojtjes, si dhe kontrollin e eksporteve për të synuar “kapacitetet e Rusisë në afat të gjatë”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë. Bjellorusia është përgatitur t’i bashkohet pushtimit rus , sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane.

Sanksionet e Amerikës priten të jenë më të komplikuara se ato të vendosura nga BE-ja, duke synuar jo vetëm individët, por edhe anëtarët e familjeve të tyre dhe kompanitë që zotërojnë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Vetëm gjatë javës së kaluar, liderët perëndimorë kanë njoftuar një sërë masash ndëshkuese që synojnë rrjetin e drejtuesve të biznesit dhe donatorëve të lidhur politikisht, të cilët konsiderohen gjerësisht si aleatë thelbësorë të presidentit rus.

Një shkrim investigativ i Washington Post në vitin 2021, i bazuar në një seri të dhënash financiare tregoi se si sanksionet ekzistuese të SHBA goditën objektivat e tyre ruse. Por investigimi gjithashtu nënvizoi kufijtë e tyre, duke demonstruar se si paratë ruse vazhdojnë të lëvizin nëpër sistemin financiar global, shpesh përmes llogarive sekrete.

Në vitin 2017, Kongresi kërkoi një listë të oligarkëve rusë nga Departamenti i Thesarit, por jo që ata oligarkë t’i nënshtroheshin sanksioneve. Një zëdhënës i Thesarit tha më vonë se lista e paklasifikuar që rezultoi, e publikuar në vitin 2018, ishte nxjerrë nga një renditje e Forbes e rusëve të pasur.

Bashkimi Evropian zbuloi të hënën një listë më të gjerë të zyrtarëve rusë të vendosur rishtazi nën sanksione që përfshinte Usmanov, manjatin e minierave; Mikhail Fridman, pronar i një konglomerati që përfshin një nga bankat më të mëdha të Rusisë; dhe Nikolay Tokarev, CEO i një kompanie të madhe nafte dhe gazi ruse.

Më shumë sanksione mund të jenë në rrugë e sipër. Një grup ligjvënësish dypartiakë kërkon që administrata Biden të vendosë sanksione ndaj “Navalny 35”, një listë e aleatëve të Putinit të identifikuar nga një grup i lidhur me disidentin rus Alexei Navalny. Kjo do të përbënte një zgjerim dramatik të numrit të elitave individuale të biznesit ruse të synuara për sanksione.

Washington Post

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alisher usmanov lufta ukraine-rusi putin alisher usmanov lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll