Bota

Ushtria ruse avancon në Mariupol, kryebashkiaku i qytetit: Na kanë rrethuar

3 Mars 2022, 09:39 Nga DOSJA
Ushtria ruse avancon në Mariupol, kryebashkiaku i qytetit: Na kanë

UKRAINË– Ushtria ruse ka njoftuar përparime rreth qytetit kyç të Mariupolit në Ukrainën juglindore dhe pretendon të përsëritur se nuk po synon zonat civile gjatë pushtimit. CNN shkruan se lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku i Mariupol, i cili tha se forcat separatiste të mbështetura nga Rusia kishin rrethuar qytetin dhe se shpërthimet kishin goditur e tronditur të 400 mijë banorët e qytetit. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe gjeneralmajori rus Igor Konashenkov.

“Njësitë e forcave të armatosura të Republikës Popullore të Donetskut ngushtuan rrethimin e qytetit të Mariupolit dhe gjithashtu morën kontrollin e vendbanimeve Vinogradnoye, Sartaka dhe Vodyanoye,”- tha gjeneralmajor Igor Konashenkov në një konferencë video. 

Nga ana tjetër, ushtria ruse njoftoi se civilët në qytetin e Borodianka, në rajonin e Kievit, mund të dilnin përmes një korridori të caktuar në drejtim të Berestianka në mënyrë që tu shpëtonin sulmeve.

Më herët, ushtria ruse konfirmoi gjithashtu se kishte në shënjestër një radio-televizion që dsipas tyre  po përdorej nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror i Ukrainës për “operacione psikologjike kundër Rusisë”.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 3 Mars 2022, 10:34

Kuvendi i Kosovës në mbështetje të Ukrainës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me mesazhin “Ne jemi me Ukrainën”, kanë nisur një seancë, në të cilën po dënohet agresioni rus në Ukrainë. Në rend dite, deputet...