Bota

E FORTË/ Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: NATO i ka duart me gjak

3 Mars 2022, 11:42 Nga DOSJA
E FORTË/ Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: NATO i ka duart

UKRAINË– Zëvendëskryeministrja e Ukrainës thotë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vend duke refuzuar të zbatojë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.

Duke folur për World Tonight në BBC Radio 4, Olha Stefanishyna tha “është çnjerëzore të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten duke mos marrë këtë vendim”.

“Gjaku i atyre civilëve – duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një granatim – nuk është vetëm në duart ruse.”

Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në zgjedhjen e gjuhës, por tha se po fliste ndërsa “ulej në një strehë për bomba”.

Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(a.b)’dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 3 Mars 2022, 10:34

Kuvendi i Kosovës në mbështetje të Ukrainës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me mesazhin “Ne jemi me Ukrainën”, kanë nisur një seancë, në të cilën po dënohet agresioni rus në Ukrainë. Në rend dite, deputet...