Bota

Forcohet Ukraina, shkojnë 16 mijë ushtarët e parë nga aleatët, Zelenskyy: Të gjithë bashkë

3 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
Forcohet Ukraina, shkojnë 16 mijë ushtarët e parë nga

UKRAINË– Luftëtarët e parë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus. Lajmi është bërë me dije nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ukraina po përshëndet tashmë vullnetarët e huaj. 16 mijë ushtarët e parë janë tashmë në rrugën e tyre për të mbrojtur lirinë dhe jetën tonë e të të gjithëve,”– tha ai në një adresë video të postuar në Facebook.

Zelenskyy nuk specifikoi se nga kanë ardhur ushtarët. Ai vlerësoi gjithashtu aleatët për dërgimin e armatimit në Ukrainë, duke thënë se ajo merr municione të reja çdo ditë nga partnerët e miqtë e vërtetë. 

 “Çdo ditë ne kemi gjithnjë e më shumë armë të fuqishme,”- tha ai më tej.

Qeveria ukrainase u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën që t’i bashkohen luftës kundër Rusisë.  Zelensky njoftoi një plan për të rindërtuar vendin pas luftës, duke thënë se është krijuar një program për të ndihmuar ukrainasit që kanë humbur punën dhe premtoi se të gjitha pensionet do të paguhen.

“Ukrainasit në të gjitha rajonet e djegura nga lufta po marrin gjithçka të nevojshme. Shtabet koordinuese janë duke punuar plotësisht, ngarkesat e vërteta humanitare janë në rrugë e sipër,”- tha ai.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll