Bota

Kuvendi miraton rezolutën: Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht në Hagë

3 Mars 2022, 12:17 Nga DOSJA
Kuvendi miraton rezolutën: Kosova dhe lufta e saj po gjykohen

KOSOVË- Në rezolutën të cilën e miratoi Kuvendi i Kosovës përmendet edhe gjykimi i padrejtë që po i bëhet në Hagë luftës së Kosovës. Gazeta Ekspress shkruan se kjo është hera e parë që Parlamenti i Kosovës merr një qëndrim të tillë. Ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Pjetër Shala po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte. Në rezolutë thuhet se Serbia s’është distancuar nga krimet e saj në Kosovë dhe s’është distancuar nga krimet. Kuvendi i Kosovës me 94 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar rezolutën ku dënohet agresioni i Rusisë në Ukrainë.

“Kuvendi i Kosovës përkujton se shteti i Serbisë asnjëherë nuk është distancuar nga krimet dhe gjenocidi në Kosovës, si dhe ende heziton të nxjerrë para drejtësisë kriminelët e luftës. Në vend se Serbia të ishte e dënuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht”, thuhet në tekst-rezolutën e miratuar sot.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj, Salih Mustafa, Pjetër Shala dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage kuvendi i kosoves kosova ne hage kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll