Bota

BLLOKOHET rruga për në Çernobil! Ukrainasit bëhen bashkë: Do përballemi me rusët

3 Mars 2022, 10:54 Nga DOSJA

UKRAINË– Qindra-mijëra qytetarë ukrainas, kanë bllokuar rrugën kryesore që të dërgon në centralin bërthamor të Çernobiolit. Kjo vjen si bllokadë nga ana e tyre për të parandaluar trupat ruse që të marrin drejtimin e saj. Qytetarët shihen në rrugë në rresht dhe në duar mbajnë flamuj ukrainas.

Zyrtari qeveritar Anton Geranshchenko ka thënë se ukrainasit janë të gatshëm të luftojnë deri në frymën e fundit për të mbrojtur një nga burimet kryesore të energjisë në vend.

“Qyteti ku ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë po përgatitet për një betejë me pushtuesit. Central bërthamor ruhet nga heronjtë e Gardës Kombëtare të Ukrainës. Ata nuk do të dorëzohen, do të ketë një luftë, predha do të qëllojnë pranë termocentralit bërthamor. Ata nuk do të jenë në gjendje të depërtojnë nëpër guaskën e betonit të reaktorit, por patjetër do të dëmtojnë transformatorët, turbinat dhe pajisjet e tjera të nevojshme për sigurinë e termocentralit bërthamor. Një aksident mund të ndodhë si në termocentralin bërthamor të Çernobilit ose në termocentralin bërthamor të Fukushimës. “Gjeneralët rusë – mendoni përsëri!”

Kjo frikë vjen disa ditë pasi forcat e Putinit morën reaktorin e Çernobilit.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 3 Mars 2022, 10:34

Kuvendi i Kosovës në mbështetje të Ukrainës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me mesazhin “Ne jemi me Ukrainën”, kanë nisur një seancë, në të cilën po dënohet agresioni rus në Ukrainë. Në rend dite, deputet...