Bota

FOTOT/ Protestuan për luftën në Ukrainë, arrestohen 350 rusë

3 Mars 2022, 07:56 Nga DOSJA
FOTOT/ Protestuan për luftën në Ukrainë, arrestohen 350

RUSI- Policia ka arrestuar të mërkurën të paktën 350 protestues rus. CNN shkruan se protestuesit u arrestuan gjatë protestës që po zhvillohej në në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg.

Ashtu si ditët e mëparshme, forca të shumta policore tentuan që të shpërndanin turmën, ndërkohë që dhjetëra protestues u arrestuan. Në fotot që qarkollojnë duket që pjesë e protestave përveq të rinjve janë bashkuar edhe moshat e treta. Në foto duket se policia arrestoi një grua të moshuar që mbante tabela kundër luftës dhe antibërthamore, ndërsa protestuesit brohorisnin dhe duartrokitnin për gruan.

Të paktën 7,615 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në Rusi që nga e enjtja e kaluar kur nisën protestat massive nga qytetarët rus.

LAJMI KRYESOR: Dita e 8-të e pushtimit rus! Pikat KYÇE, ç’po ndodh sot në Ukrainë?

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll