Bota

Ukrainasi sfidues u merr flamujt ushtarëve rusë, i valëvit para trupave të tyre

3 Mars 2022, 07:20 Nga DOSJA
Ukrainasi sfidues u merr flamujt ushtarëve rusë, i valëvit para

UKRAINË- Videot nga qyteti i sulmuar i Khersonit tregojnë banorët duke valëvitur flamurin ukrainas përpara trupave dhe tankeve ruse. CNN shkruan se kjo vjen pasi kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Kolykhaiev, tregoi të mërkurën se Kherson kishte rënë nën kontrollin rus pas disa ditë luftimesh të ashpra.

Videot, të postuara në internet të mërkurën, tregojnë trupat dhe tanket ruse përpara ndërtesës së Administratës Rajonale Kherson, me një nga ushtarët që mban flamuj ukrainas.

Më pas videoja tregon një grup civilësh që fillojnë të ecin drejt ushtarëve jashtë ndërtesës së Administratës Rajonale.

“Shkuan të merrnin flamurin”, thotë një person.

LAJMI KRYESOR:8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll