Bota

Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar: Përparimi rus në Kiev po ngadalësohet

3 Mars 2022, 07:53 Nga DOSJA
Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar: Përparimi rus në

UKRAINË– Pak përparim është bërë në tre ditët e fundit nga kolona e gjatë e forcave ruse që po i afrohen Kievit, sipas një vlerësimi të inteligjencës ushtarake britanike. Trupi kryesor i kolonës ushtarake, i cili po i afrohet kryeqytetit nga veriu i tij, “mbetet mbi 30 km nga qendra e qytetit duke u vonuar nga rezistenca e fortë ukrainase, prishja mekanike dhe bllokimi”.

Përditësimi i ministrisë së mbrojtjes shton gjithashtu se qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten nën kontrollin e Ukrainës, raporton BBC. Britania e Madhe parashikon se shifrat aktuale janë “konsiderueshme më të larta” se 498 të vrarë dhe 1,597 të plagosur të deklaruara deri më tani nga Moska.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll