Bota

SHBA i bën thirrje Putinit që të “ndalojë menjëherë gjakderdhjen”

3 Mars 2022, 06:50 Nga DOSJA
SHBA i bën thirrje Putinit që të “ndalojë

SHBA Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin, që “të ndalojë menjëherë gjakderdhjen” dhe të tërheqë trupat nga territori i Ukrainës, në një deklaratë të lëshuar vonë të mërkurën me orën amerikane.

Në deklaratën e saj, SHBA akuzoi gjithashtu Rusinë se ka nisur një “sulm të plotë ndaj lirisë së medias dhe të vërtetës”, duke bllokuar qasjen në mediat e pavarura.

SHBA theksoi gjithashtu “mbytjen” e platformave të mediave sociale nga Rusia si Twitter, Facebook dhe Instagram.

Deklarata vjen pasi Rusia ka intensifikuar sulmet në qytetet kryesore të Ukrainës, duke rezultuar në një numër në rritje të vdekjeve të civilëve.

Si pasojë e këtyre sulmeve, më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina për të kërkuar strehim diku tjetër.

LAJMI KRYESOR:8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll