Bota

HARTA: Lufta në Ukrainë, pushtohet Kherson, kolona ruse ‘ngec’ (ZHVILLIMET)

3 Mars 2022, 07:37 Nga DOSJA

UKRAINË– Forcat ruse kanë arritur të pushtojnë një nga qytetet e Ukrainës. BBC sjell një pasqyrim të shpërndarjes së trupave ruse në të gjithë territorin e Ukrainës dhe situatën aktuale.

Në Kiev:

Katër shpërthime të mëdha në orët e fundit. Korrespondentët e BBC thonë se shpërthimet mund të dëgjoheshin nga dy kate nën tokë në bunkerin e tyre Një zyrtar i mbrojtjes amerikane thotë se një kolonë masive me automjete ushtarake ruse pranë Kievit është “ngecur” për shkak të mungesës së karburantit dhe ushqimit.

Në jug :

Sipas zyrtarëve lokalë, forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit port kyç të Khersonit. Është qyteti i parë i madh ukrainas që është pushtuar që nga fillimi i pushtimit. Në qytetin port të Mariupolit, qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur pas disa orëve të granatimeve të vazhdueshme, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit. Ushtria e Ukrainës pretendon se qyteti mbetet në duart e Ukrainës

Në verilindje:

Ka pasur granatime të rënda të qytetit të dytë të vendit, Kharkhiv.

ZHVILLIME TË TJERA:

-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi një video duke lavdëruar guximin e qytetarëve në mbrojtjen e vendit të tyre.

-Më shumë se një milion njerëz janë larguar tani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, thotë OKB, me numrin në rritje të shpejtë

-Një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë është nisur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë

-Rusia ka pranuar për herë të parë se ka marrë viktima të rënda ushtarake gjatë sulmit të saj në Ukrainë, me 498 trupa të vrarë dhe 1597 të tjerë të plagosur.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll