Bota

FOTO/ Pamjet satelitore tregojnë pushtimin rus në Ukrainë, tym dhe ndërtesa të shkatërruara

3 Mars 2022, 07:36 Nga DOSJA
FOTO/ Pamjet satelitore tregojnë pushtimin rus në Ukrainë, tym

UKRAINË- Imazhet satelitore në Ukrainë tregojnë zonat e goditura nga sulmet ushtarake ruse. Pamjet sipas CNN janë fiksuar më datë 28 shkurt. Mbulimi i reve të dendura kanë penguar shumicën e satelitëve të monitorojnë në mënyrë të plotë tokat ukrainase. 
Në imazhet e publikuara duken shtëpi të djegura në fshatin Rivnopillya në rajonin Chernhiv, në veri të kryeqytetit, Kiev. Në Chernihiv, gjithashtu një urë mbi lumin Stryzhen duket se është shkatërruar, ndërsa ndërtesat e banimit dhe një fabrikë aty pranë duket se kanë pësuar dëmtime.

Të dielën, zyrtarët ukrainas pretenduan se kishin penguar përparimin e një kolone ruse në Bucha dhe në imazhet satelitore duken mbetje të djegura të automjeteve ushtarake ruse. 

 

Në Sukachi, një qytet i vogël 70 kilometra në veriperëndim të Kievit, një krater i madh përplasjesh shihet në mes të një rruge, me shtëpitë aty pranë që duken të dëmtuara ndjeshëm. Imazhet kapën gjithashtu skena të jetës së përditshme në mes të luftës si në Chernihiv ashtu edhe në Kiev, ku dukeshin me dhjetëra njerëz të rreshtuar jashtë supermarketeve.

LAJMI KRYESOR: Dita e 8-të e pushtimit rus! Pikat KYÇE, ç’po ndodh sot në Ukrainë?

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll